Incidente para Kuvendit, protestuesit largojnë barikadat e policisë - Gazeta Express
string(66) "incidente-para-kuvendit-protestuesit-largojne-barikadat-e-policise"

Ballina

Gazeta Express

05/07/2022 21:11

Incidente para Kuvendit, protestuesit largojnë barikadat e policisë

Ballina

Gazeta Express

05/07/2022 21:11

Aktualisht, para Kuvendit të RMV-së po zhvillohet një protestë jo e qetë. Protestuesit kanë arritur ta largojnë barikadën e policisë dhe janë afruar te hymja kryesore e Kuvendit, shkruan Gazeta Express.

Protestuesit te Kuvendi kanë ardhur nga protesta që u organiza te Ministria e punëve të jashtme, ku është kërkuar dorëheqja e Bujar Osmanit, që sipas protestuesve, Osmani ka vepruar kundër interesave të etnisë maqedonase në raport me Bullgarinë.

Lexo Edhe:

Ashtu si kemi shkruar më herët, në protestë janë edhe dy liderët e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE-së dhe Dimitar Apasiev nga e Majta.