Incident pranë terminalit doganor, i dyshuari lëndon dy policë dhe tenton të ikë - Gazeta Express
string(79) "incident-prane-terminalit-doganor-i-dyshuari-lendon-dy-police-dhe-tenton-te-ike"

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 9:55

Incident pranë terminalit doganor, i dyshuari lëndon dy policë dhe tenton të ikë

Lajme

Gazeta Express

15/03/2026 9:55

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për sulm ndaj personit zyrtar, pasi dyshohet se ka lënduar dy zyrtarë policorë gjatë një incidenti pranë terminalit doganor.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 14 mars 2026 rreth orës 02:07 në rrugën “Shala e Bajgorës”. I dyshuari, mashkull kosovar, nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë në hyrje të terminalit doganor dhe me automjetin e tij ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Prishtinës.

Gjatë incidentit, ai dyshohet se ka goditur dy zyrtarë policorë, të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia bën të ditur se i dyshuari ishte ndaluar fillimisht për kontroll, pasi në automjetin e tij me targa vendore ishte gjetur mall duhani i dyshuar për kontrabandë. Për këtë arsye, ai ishte urdhëruar të paraqitej në terminalin doganor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement