Incident në takimin e Ramës me shqiptarët e Italisë, Diaspora shpërndan fletushka: Dua të votoj! - Gazeta Express
string(93) "incident-ne-takimin-e-rames-me-shqiptaret-e-italise-diaspora-shperndan-fletushka-dua-te-votoj"

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2024 18:17

Incident në takimin e Ramës me shqiptarët e Italisë, Diaspora shpërndan fletushka: Dua të votoj!

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2024 18:17

Një incident i vogël është regjistruar sot në pallatin e sportit në Milano ku po mbahet takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët e Italisë.

Gazetarja e  Vizion Plus, Enkelejda Mema bën me dije se disa emigrantë shqiptarë hodhën në sallë fletushka me mesazhin “Dua të votoj 2025, nga Diaspora”.

Pas kësaj, ata u nxorrën me forcë nga salla.

Vizita e liderit te mazhorancës Rama vjen vetëm pak muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Tiranës dhe Romës zyrtare për njohjen e pensioneve, që përbën një prej çështjeve më të rëndësishme për shqiptarët, të cilët prej vitesh punojnë në Itali.

Takimi me shqiptarët e Italisë vjen disa javë pas takimit që Rama mbajti në Athinë me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.