Një 20-vjeçar kërcënoi me sulm dhe ndezi radhazi fishekzjarre në një tren ICE në landin gjerman Nordrhein-Westphalen.
Dymbëdhjetë pasagjerë pësuan lëndime të lehta nga zhurmat e fishekzjarreve në tren.
20-vjeçari, i cili kërcënoi me sulm kishte një thikë në çantën e shpinës, tha një zëdhënëse e Policisë Federale.
Personi u arrestua, motivet janë ende nën hetim.

