string(66) "incident-ne-big-brother-vip-albania-gerta-kap-per-flokesh-valbonen"

Rozë

Gazeta Express

12/03/2025 15:52

Incident në “Big Brother VIP Albania”, Gerta kap për flokësh Valbonën

Rozë

Gazeta Express

12/03/2025 15:52

Një situatë aspak e zakonshme ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gerta dhe Valbona nuk kanë sheshuar debatet, por përkundrazi- debatet u bën edhe më të vështira.

Derisa Gerta po u ndante detyrat e shtëpisë si lidere e kësaj jave, kundërshtime nisi të ketë nga shumë prej banorëve.

Por në një moment Valbona derisa po i afrohej iu hodh në qaf Gertës, e më pas kjo e fundit e kapi Valbonë për flokë.

Ato madje shihen derisa gjuajnë me duar njëra-tjetrën.

Nuk dihet se si do të përfundojë ky vit BBVA 4 ,por do të mbahet mend si spektaklet më me shumë “skandale” të llojit të tillë.