Incident i ri në fshatin e Kosovës ku jetojnë serbët, çka po raportojnë mediat serbe se ndodhi në Babimoc - Gazeta Express
string(104) "incident-i-ri-ne-fshatin-e-kosoves-ku-jetojne-serbet-cka-po-raportojne-mediat-serbe-se-ndodhi-ne-babimoc"

Gazeta Express

16/09/2020 8:57

Incident i ri në fshatin e Kosovës ku jetojnë serbët, çka po raportojnë mediat serbe se ndodhi në Babimoc

Gazeta Express

16/09/2020 8:57

“Serbët të nervozuar, dikush hyri brenda kishës në Babimoc”, ky është titulli kryesor sot nëpër mediat serbe, të cilat raportojnë se dikush ka demoluar objektet e tyre fetare.

Media të ndryshme në Serbi raportojnë se Kisha në fshatin Babimoc afër Obiliqit, u përdhos gjatë natës së kaluar.

Lexo Edhe:

Sipas tyre, disa hajdutë kanë hyrë në ndërtesën e Kishës Ortodokse Serbie duke hequr grilën metalike nga dritarja, dhe më pas janë futur brenda.

Çanta e priftit që ishte në kishë u mor me vete dhe rasti u raportua në policinë e Kosovës.

Ndryshe, rreth 800 serbë dhe 150 shqiptarë jetojnë në Babimoc, një fshat multietnik.