Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni në Ferma Vip? Përballen këngëtaret - Gazeta Express
string(83) "inate-te-vjetra-po-sjellin-perplasjen-jonida-soni-ne-ferma-vip-perballen-kengetaret"

TV/Film

Gazeta Express

11/04/2026 0:11

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni në Ferma Vip? Përballen këngëtaret

TV/Film

Gazeta Express

11/04/2026 0:11

Mes dy këngëtareve të njohura, Jonida Maliqi dhe Soni Malaj të hënë pati një përplasje gjatë spektaklit.

Shkak u bë një debat i Jonidës me Malborën dhe ndërhyrja e Sonit, bëri që mes këngëtareve të kishte replika të forta.

Këtë të premte, vajzat u përballën me njëra-tjetrën, duke mohuar kategorikisht që mes tyre ka inate të vjetra apo përplasje të mëparshme. Por edhe sot, mes këngëtareve, tensionet kanë qenë sërish të larta.

Pjesë nga diskutimi:

Jonida: Kemi qenë të qarta në qasje. Nuk kemi pasur mundësi të flasim me njëra tjetrën. Ti gjitha i kam thënë si i kam menduar. Për mua ishte zhgënjyese. Unë nuk do e bëja po të isha në vendin e saj. Për respekt të kohës që kemi kaluar bashkë. Eshtë e turpshme. Ishte një situatë që nuk duhet të ndodhte

Soni: Nuk kam asnjë gjë. Kur kam marrë vesh që do jetë Jonida jam gëzuar. I vetmi reagim i imi është me talljen që i është bërë Malborës nga Jonida dhe Sara. Malbora ka një nënë artiste dhe ajo ka një formim si grua dhe shumë e artikuluar. Gjatë prime të kaluar ishte përplasje Malbora-Jonida pastaj kur ti Arbana më kërkove mendim, u shqetësova nga tallja që po i bëhej Malborës. Unë do reagoja edhe po të ishte anasjelltas. Nuk ka konflikt të fshehtë, thjesht ishte reagim për situatën.  Ty duhet të të vijë turp nga vetja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement