Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se ka takuar qytetarë të Konjuhit.
Ai ka thënë edhe se, përkrahja e qytetarëve për të është e madhe.
Postimi:
Sonte na mirëpritën qytetarët e shumtë të Konjuhit, me energji të jashtëzakonshme dhe mbështetje të palëkundur.
Në çdo takim, përkrahja e qytetarëve është e madhe, sepse këtë e kemi dëshmuar me punë e jo me fjalë boshe. Prandaj programi ynë është program i qytetarëve.
Faleminderit Konjuh, për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme!
#LDK113