Imri Ahmeti viziton veteranin e luftës në Kleckë: Ishte një nder për mua - Gazeta Express
string(71) "imri-ahmeti-viziton-veteranin-e-luftes-ne-klecke-ishte-nje-nder-per-mua"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 8:37

Imri Ahmeti viziton veteranin e luftës në Kleckë: Ishte një nder për mua

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 8:37

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka vizituar Milazim Shalën, veteranin dhe vëllain e heroit të kombit Ramiz Shala në Kleckë.

Ahmeti ka shkruar për mikpritjen që i është bërë atij nga Shala.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë dhe për bisedën e lirë,  Milazim Shala nga Kleçka, veteran i përkushtuar i UÇK-së dhe vëlla i Heroit të Kombit, Ramiz Shala. Mikpritja tradicionale dhe biseda e ngrohtë ishin jo vetëm një nder personal për mua, por edhe një nxitje dhe obligim për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi, për të ndërtuar vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.