Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe kandidat edhe për një mandat tjetër ka vizituar sot tre afaristë të përkushtuar – Mehdiun, Rexhepin dhe Refikun – të cilët menaxhojnë mbi 44 hektarë tokë të mbjellë me speca dhe grurë.
Sipas Ahmetit, nga këto sipërfaqe deri më tani janë eksportuar mbi 290 mijë kilogramë speca, ndërsa rendimenti i pritshëm është rreth 750 tonë. Përveç kësaj, planifikohet edhe prodhimi i 30 tonëve spec të konservuar.
Ai ka theksuar se këto arritje janë dëshmi e punës së palodhur të fermerëve dhe e potencialit të madh që ka bujqësia vendore në prodhim, përpunim dhe eksport.