Imri Ahmeti, kryetari i Lipjanit që garon edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, ka vazhduar aktivitetet e tij në Lipjan.
Ai ka vizituar familjen Llugiqi në Dobrajë të Madhe.
Ahmeti ka shkruar për drejtoreshën e Kulturës për të cilën thotë se është shembull i përfaqësimit të denjë të grave në politikë.
“Takimet tona i vazhduam me shumë kënaqësi në mesin e familjes Llugiqi, në Dobrajë të Madhe. Anila, si Drejtoreshë e Kulturës dhe Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Lipjan, njëherësh edhe kandidate për Asamblenë Komunale, është shembull i përfaqësimit të denjë të grave në politikë. Ajo ka dëshmuar me punë dhe angazhim se zëri i gruas është thelbësor në vendimmarrje dhe në zhvillimin e komunës sonë”.
“Si Drejtoreshë e Kulturës, Anila ka realizuar një sërë aktivitetesh dhe projektesh me ndikim të madh për qytetin. Mikpritja e ngrohtë e familjes së madhe Llugiqi në Dobrajë të Madhe dhe Reçica e bëri këtë takim edhe më domethënës, duke forcuar bindjen tonë se së bashku mund të vazhdojmë më tutje”, ka shkruar Ahmeti. /Gazeta Express