Imri Ahmeti vazhdon fushatën në Magure: Qytetarët u bashkuan për programin e zhvillimit- U bë epiqendra e fitores tonë - Gazeta Express
string(117) "imri1-ahmeti-vazhdon-fushaten-ne-magure-qytetaret-u-bashkuan-per-programin-e-zhvillimit-u-be-epiqendra-e-fitores-tone"

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/10/2025 22:20

Imri Ahmeti vazhdon fushatën në Magure: Qytetarët u bashkuan për programin e zhvillimit- U bë epiqendra e fitores tonë

Zgjedhjet

Gazeta Express

04/10/2025 22:20

Imri Ahmeti, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me banorët e Magurës.

Ai ka thënë se qytetarët atje janë bashkuar me programin e tij.

Postimi:

Magurja u bë epiqendra e fitores tonë

Në qytetëzën e minatorëve, aty ku dikur brezi i guximshëm, me grevat në minierë, mes tyre edhe babai im, ngritën zërin për lirinë e vendit, sot u ngritën sërish, por për një qëllim tjetër, zhvillimin e Magurës.

Sot qytetarët e Magurës u bashkuan masivisht për programin e zhvillimit dhe për punën që duhet të vazhdojë, në mënyrë që Magurja të kthehet përsëri në qytetëzën e bukur të këtij rajoni.

Kjo mbështetje dhe ky besim e bëjnë fitoren të pakontestueshme!

Faleminderit Magurë!

#LDK113