Imri Ahmeti tubim me të rinjtë në Lipjan: Zëri i rinisë vendimtar më 12 tetor, ata besojnë në punë jo në propagandë - Gazeta Express
string(113) "imri-ahmeti-tubim-me-te-rinjte-ne-lipjan-zeri-i-rinise-vendimtar-me-12-tetor-ata-besojne-ne-pune-jo-ne-propagande"

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 20:13

Imri Ahmeti tubim me të rinjtë në Lipjan: Zëri i rinisë vendimtar më 12 tetor, ata besojnë në punë jo në propagandë

Lajme

Gazeta Express

06/09/2025 20:13

Oborri i palestrës së qytetit në Lipjan u mbush mbrëmë me të rinj, ku kandidati për kryetar të komunës, Imri Ahmeti, falënderoi Forumin e Rinisë për angazhimin dhe përkushtimin e treguar.

Ai theksoi se energjia e rinisë është ajo që po e shndërron përkushtimin e tyre në vepra konkrete për Lipjanin.

“Më 12 tetor, zëri i rinisë do të jetë vendimtar. Bashkë do të vazhdojmë ta ndërtojmë një Lipjan ku çdo i ri ka arsye të qëndrojë, të punojë dhe të ëndërrojë”, tha Ahmeti.

Duke vlerësuar të rinjtë si motivin kryesor për të vazhduar me forcë e përgjegjësi drejt zhvillimit, Ahmeti shtoi se rinia e Lipjanit beson në punë dhe jo në propagandë, duke e quajtur atë krenarinë e qytetit.