Imri Ahmeti takon veteranin e UÇK-së, Nazmi Drenica: Fjalët dhe vlerësimi i tij për punën tonë janë një motiv i madh - Gazeta Express
string(114) "imri-ahmeti-takon-veteranin-e-uck-se-nazmi-drenica-fjalet-dhe-vleresimi-i-tij-per-punen-tone-jane-nje-motiv-i-madh"

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 18:38

Imri Ahmeti takon veteranin e UÇK-së, Nazmi Drenica: Fjalët dhe vlerësimi i tij për punën tonë janë një motiv i madh

Lajme

Gazeta Express

10/09/2025 18:38

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar një takim me veteranin dhe invalidin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Drenica nga Shala.

Ahmeti tha se pati nderin të bisedojë me Drenicën, i cili ishte një nga luftëtarët e hershëm në regjionin e Shalës dhe që u plagos gjatë luftës.

Sipas tij, fjalët dhe vlerësimi i Drenicës për punën e ekipit të tij janë motiv i madh për të vazhduar me angazhim.

“Me vullnet dhe besim të plotë, Nazmiu shprehu mbështetjen për vizionin tonë, me punë për Lipjanin”, deklaroi Ahmeti.