Imri Ahmeti takohet me bashkëfshatarët: Gjithmonë e kam ndier praninë dhe mbështetjen tuaj - Gazeta Express
string(88) "imri-ahmeti-takohetme-bashkefshataret-gjithmone-e-kam-ndier-pranine-dhe-mbeshtetjen-tuaj"

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 19:17

Imri Ahmeti takohet me bashkëfshatarët: Gjithmonë e kam ndier praninë dhe mbështetjen tuaj

Lajme

Gazeta Express

07/09/2025 19:17

Kryetari i Lipjanit që synon edhe një tjetër mandat në krye të këtij qyteti, Imri Ahmeti, është takuar me bashkëfshatarët në Torinë të Lipjanit.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit tha se në çdo periudhë të jetës ka ndier mbështetjen e tyre.

“Ndihem krenar dhe falënderues për bashkëfshatarët e mi. Në çdo periudhë të jetës sime kam ndier gjithmonë praninë dhe mbështetjen tuaj”, ka shkruar ai në Facebook të dielën.