Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit i cili është kandidat edhe për një mandat tjetër nga radhët e LDK-së, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me banorët e Smallushës, i cili, ka thënë Ahmeti, është një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë.
Kandidati i LDK-së edhe për një mandat tjetër në krye të Lipjanit, ka shtuar se përkrahja masive nga këta banorë, është dëshmia më e qartë se programi i tyre është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve.
Postimi:
Smallusha, një fshat i njerëzve të zellshëm e punëtorë, sonte tregoi se është mobilizuar si kurrë më parë, me përkrahje masive dhe energji të jashtëzakonshme në mbështetje të programit tonë me punë.
Kjo është dëshmia më e qartë se programi ynë është i vetmi që u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Aty kanë përfunduar projekte infrastrukturore dhe shumë shpejt do të ndërtohet edhe shkolla e re.
Faleminderit për besimin dhe mbështetjen e palëkundur. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin!
#LDK113
Fitore!
FTESE PËR PJESEMARRJE Ne procedurën e tenderit/gares për dhënien/perzgjedhjen e shërbimit të qirasë për automjete të pablinduara, pa shoferë,...