Kandidati për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka publikuar një fotografi me ekipin e tij të kandidatëve për Asamblenë komunale.
Në postimin e tij, Ahmeti ka theksuar energjinë, buzëqeshjen dhe besimin që sipas tij i bashkon për një të ardhme më të mirë të Lipjanit.
“Me Anilën, Fadilin, Ajkunën, Skendën, Mimozën, Fatonin dhe Gentin. Një selfie me ekipin fantastik të kandidatëve për Asamble nga qyteti i Lipjanit! Energji, buzëqeshje dhe besim për Lipjanin që e duam”, ka shkruar ai.