Imri Ahmeti në Janjevë: Pjesëmarrje masive, përkrahje e fuqishme, dëshmi se programi ynë është i së ardhmes - Gazeta Express
string(79) "imri-ahmetipritetnejanjeve-programi-yne-eshte-per-zhvillim-dhe-i-se-ardhmesimri"

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 21:41

Imri Ahmeti në Janjevë: Pjesëmarrje masive, përkrahje e fuqishme, dëshmi se programi ynë është i së ardhmes

Lajme

Gazeta Express

16/09/2025 21:41

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që garon edhe për një mandat në krye të këtij qyteti nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai sonte është pritur nga qytetarët e Janjevës, për të cilën Ahmeti thotë se kishte pjesëmarrje masive.

“Sonte u pritëm ngrohtësisht nga qytetarët e Janjevës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive dhe përkrahjen e fuqishme dëshmuan edhe një herë se programi ynë është për zhvillim dhe i së ardhmes”.

“Kjo energji dhe kjo përkrahje në secilin tubim janë treguesi më i qartë i rreshtimit të qytetarëve përkrah zhvillimit”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta Express