Imri Ahmeti prezanton kandidaten më të re për Asamble, 18-vjeçaren Fatbardha Hajdari - Gazeta Express
string(83) "imri-ahmeti-prezanton-kandidaten-me-te-re-per-asamble-18-vjecaren-fatbardha-hajdari"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 21:55

Imri Ahmeti prezanton kandidaten më të re për Asamble, 18-vjeçaren Fatbardha Hajdari

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 21:55

Kryetari i komunës së Lipjanit dhe kandidati për një mandat të ri, Imri Ahmeti, ka vizituar sonte familjen e kandidates së tij për Asamble, Fatbardha Hajdari.

Në një takim të zhvilluar në praninë e familjarëve dhe miqve të saj, Ahmeti ndau punën e bërë gjatë mandatit të kaluar, investimet që, sipas tij, kanë ndryshuar jetën e qytetarëve, si dhe vizionin për katërvjeçarin e ardhshëm.

Ai veçoi faktin se Fatbardha, vetëm 18 vjeçe, është kandidatja më e re në listën e tij për Asamble.

“Energjia, guximi dhe vendosmëria e saj për të përfaqësuar rininë dhe bashkëvendësit janë një garanci se zëri i të rinjve do të dëgjohet fuqishëm në Asamble”, tha Ahmeti.

Sipas tij, mbështetja për Fatbardhën është një shembull i gjeneratës së re që, siç u shpreh ai, “guxon të marrë përgjegjësi për të ardhmen”.