Imri Ahmeti në Gumnasellë: Qytetarët besojnë në programin tonë të zhvillimit - Gazeta Express
string(75) "imri-ahmeti-ne-gumnaselle-qytetaret-besojne-ne-programin-tone-te-zhvillimit"

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/10/2025 21:00

Imri Ahmeti në Gumnasellë: Qytetarët besojnë në programin tonë të zhvillimit

Zgjedhjet

Gazeta Express

02/10/2025 21:00

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Imri Ahmeti për kryetar të Lipjanit, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gumnasellës, ku mori mbështetje të gjerë nga banorët e kësaj ane.

Në një postim në Facebook, Ahmeti ka theksuar se përkrahja e qytetarëve është tregues i besimit në rrugën e zhvillimit që ai dhe ekipi i tij po ofrojnë.

“Mbështetje e jashtëzakonshme e qytetarëve punëtorë në Gumnasellë, të cilët dëshmuan besimin e tyre të pakursyer në rrugën e zhvillimit. Tubime si ky tregojnë qartë se qytetarët besojnë në programin tonë, i cili nuk është thjesht një listë premtimesh, por një plan i qartë që fokusohet në zhvillim, bujqësi, arsimin dhe shëndetësinë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai shtoi se për Lipjanin nuk do të ketë vetëm fjalë, por punë konkrete, duke falënderuar qytetarët e Gumnasellës për përkrahjen.