Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbledhur sot një numër të madh mbështetësish dhe anëtarësh të partisë në një takim ku është shprehur optimizmi dhe entuziazmi për zgjedhjet që po afrohen.
Në një postim në rrjete sociale, Ahmeti ka ndarë fotografi nga takimi me strukturat e degës së LDK-së, ku shihen dhjetëra aktivistë e përkrahës të mbledhur së bashku.
“Drejt fitores me plot energji”, ka shkruar Ahmeti, duke përcjellë atmosferën e bashkëpunimit dhe motivimit që karakterizoi tubimin.