Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gllogocit, Imri Ahmeti, ka thënë se mbështetja që ka marrë në këtë komunë është më e madhja deri më tani.
Ai theksoi se qytetarët e Gllogocit janë rreshtuar në rrugën e zhvillimit dhe progresit, duke i dhënë përkrahje vizionit të tij.
“Ne ofrojmë një program të matshëm dhe të planifikuar financiarisht, si dhe një vizion të ndërtuar mbi respektin, profesionalizmin dhe idetë konkrete që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm,” deklaroi Ahmeti.
Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke shtuar se kjo përforcon bindjen për fitoren e tij në zgjedhjet e ardhshme.