Imri Ahmeti: Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, vazhdon me punë për Lipjanin që e duam - Gazeta Express
string(99) "imri-ahmeti-lipjani-nuk-kthehet-pas-dhe-nuk-ben-eksperimente-vazhdon-me-pune-per-lipjanin-qe-e-duam"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 23:00

Imri Ahmeti: Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, vazhdon me punë për Lipjanin që e duam

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 23:00

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka zhvilluar vizitë tek familja e kandidatit për Asamble, Ragip Mehmeti.

Atje tha se pati pritje të ngrohtë nga familjarët dhe miqtë e Ragipit, “me të cilët biseduam për sfidat, progresin e deritanishëm, përgatitjet për zgjedhjet e 12 tetorit dhe programin e punës për katërvjeçarin e ardhshëm”, u shpreh Ahmeti.

“Kërkuam mbështetjen për Ragipin, i cili vjen me një përvojë të gjatë në aktivitete politike dhe për të cilin besojmë se do t’u shërbejë bashkëvendësve dhe qytetarëve, duke dhënë ide e kontribut të çmuar në Asamblenë e ardhshme komunale”, shtoi ai.

Imri Ahmeti deklaron se “Lipjani nuk kthehet pas dhe nuk bën eksperimente, Lipjani vazhdon me punë për Lipjanin që e duam”.