Imri Ahmeti kërkon mbështetje për kandidaten Arjeta Shillova-Sadiku në Asamblenë Komunale të Lipjanit - Gazeta Express
string(101) "imri-ahmeti-kerkon-mbeshtetje-per-kandidaten-arjeta-shillova-sadiku-ne-asamblene-komunale-te-lipjanit"

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 21:20

Imri Ahmeti kërkon mbështetje për kandidaten Arjeta Shillova-Sadiku në Asamblenë Komunale të Lipjanit

Lajme

Gazeta Express

23/08/2025 21:20

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka vizituar sonte familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Arjeta Shillova-Sadiku.

Ai tha se me familjen, miqtë dhe përkrahësit e Shillovës kanë biseduar për zhvillimet e deritanishme në komunë dhe për vizionin e katërvjeçarit të ardhshëm.

Ahmeti kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaten, duke theksuar se Lipjanit i duhen profesionistë të tillë në vendimmarrje, sidomos në fushën e arsimit.

“Suksese Arjeta, Lipjani fiton kur profesionistë si ti marrin përgjegjësi për të ardhmen,” tha Ahmeti.