Në ditën e hapjes së fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka përcjellë një mesazh optimist për qytetin që udhëheq.
“Një nga qytetet më me shpresë në Kosovë. Lipjani ynë!”, ka shkruar Ahmeti në një postim në rrjete sociale, duke e shoqëruar me shenjën e fitores.
Ahmeti do të garojë sërish për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku synon një mandat tjetër në krye të Lipjanit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku është shprehur i sigurt për fitoren e LDK’së në Lipjan.