Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, deklaron se ka marrë mbështetje masive në Banullë.
Krahas pamjeve të publikuara, Ahmeti shprehet; “Ky mobilizim, kjo energji e pathyeshme, na motivon të vazhdojmë me punë të palodhur, me vizion të qartë dhe vendosmëri të fortë përtej fjalëve, me punë për Lipjanin, sepse këtë e ofron programi ynë”.
“Banulla ka hapur dyert dhe mbështetjen në kohërat më të vështira të vendit tonë; ata kanë ditur që gjithmonë të rreshtohen nga e mira, si në aktivitetet e rezistencës, bujarisë e atdhedashurisë. Faleminderit qytetarëve të Banullës për mbështetjen e fuqishme!”, është shprehur Ahmeti.
Postimi i plotë: