Kryeredaktor: Leonard Kerquki – [email protected]
Zv-kryeredaktor: Shpend Limoni – [email protected]
Redaktor përgjegjës për ediconin e Maqedonisë: Besian Leka – [email protected]
Kontakt email:
[email protected]
Adresa:
Rr. Kosta Shahov, 13/2 Shkup
Republika e Maqedonisë së Veriut
Gazeta Express me seli në Maqedoni të Veriut është e përkushtuar në ruajtjen e privatësisë dhe në
integritetin e të dhënave personale me të cilat bie në kontakt gjatë punës së saj. Në këtë dokument
për politikë të zbatuar të privatësisë (privacy policy) janë shënuar llojet e të dhënave personale të
cilat i pranojmë dhe i mbledhim gjatë shfrytëzimit të ueb-faqes së www.gazetaexpress.mk
Politika e zbatuar për privatësi e Gazetës Express bazohet në Ligjin për mbrojtje të të dhënave
personale të Republikës së Maqedonisë. Në formë elektronike, teksti i Ligjit (PDF) mund të
shkarkohet nga ueb-faqja e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale të RM (http://dzlp.mk/).
Gazeta Express e respekton privatësinë e shfrytësuesve të serviseve dhe shërbimeve të tij
informative, si dhe privatësinë e vizitorëve të internet faqes www.gazetaexpress.mk
Gazeta Express nuk është përgjegjës për pasojat, dëmi material apo dëm tjetër që mund të paraqitet
tek personi dhe tek personat e tjerë fizikë apo juridikë, nëse personi jep/vendos të dhëna jo të sakta
apo jo të plota.
Posta elektronike (e-maili) dhe listat për e-mail
Të dhënat të cilat vizitorët i dërgojnë në mënyrë vullnetare nëpërmjet postës elektronike (e-mailit)
dhe formularit për kontakt, konsiderohen fshehtësi zyrtare dhe ruhen në përputhje me përcaktimet
kryesore si dhe me rregullat dhe ligjet për punë arkivore. Këtu bëjnë pjesë edhe adresa e tyre e e-
mailit, emri, mbiemri, adresa postale, telefoni, fotografitë etj.