Imeri-Stafai i përgjigjet Bexhetit: Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet - Gazeta Express
string(84) "imeri-stafai-i-pergjigjet-bexhetit-ashtu-si-e-ben-kerkesen-ashtu-vijne-edhe-mesazhet"

Maqedoni

Gazeta Express

18/03/2026 11:51

Imeri-Stafai i përgjigjet Bexhetit: Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet

Maqedoni

Gazeta Express

18/03/2026 11:51

Deputetja e VLEN, Saranda Imeri-Stafai ka reaguar ndaj deputetit të Frontit Europian, Blerim Bexhetit, i cili përmes një shkrimi i reagoi kreut të Kuvendit, Afrim Gashi, respektivisht tha se SMS mesazhet nga Kuvendi i ka pranuar vetëm në gjuhën maqedonase.

Imeri-Stafai ka deklaruar se mënyra se si bëhet kërkesa ndikon edhe në gjuhën e mesazheve që dërgohen.

“Ashtu si e bën kërkesën, ashtu vijnë edhe mesazhet. Blerim(Qoseto)Bexheti kerkesen e ke vetëm në gj.maqedone.Goxha shume ishe lodh tu shkrujt.
Mua kështu më vijnë. P.S.Atë që nuk e bëri Talati për 7 vjet(mesazhet ne gj.shqipe),Afrim Gashi e beri per 7 muaj!”, ka shkruar Imeri-Stafai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement