Kampionia olimpike në boks, Imane Khelif, ka paraqitur një ankesë ligjore në Francë, për ngacmimet që iu bënë në internet.
Ajo ishte pre e kritikave, akuzave e pretendimeve lidhur me gjininë gjatë Lojërave të Parisit, shkruan “Gazeta Express”.
Khelif e fitoi medaljen e artë të premten, duke u bërë heroinë e Algjerisë dhe duke sjellë vëmendje globale në boksin e grave.
Ankesa është dorëzuar të premten në zyrën e Prokurorisë së Parisit për luftimin e gjuhës së urrejtjes në internet, tha avokati Nabil Boudi.
Në një deklaratë, ai e përshkroi fushatën kundër boksieries si “mizogjiniste, raciste dhe seksiste”.
Tani u takon prokurorëve të vendosin nëse ka bazë për të nisur hetimet./GazetaExpress/