Imami Bekim Jashari është një nga tifozët më të zjarrtë të futbollit, veçanërisht Llapit, pasi edhe vetë vjen nga Podujeva.
Jashari u ka bërë thirrje tifozëve nga Llapi që të marrin pjesë masivisht në finalen e Kupës së Kosovës, aty ku do të ndeshen Llapi e Prishtina.
“Thërras mbarë llapjanët që pasnesër të jenë në mbështetje të trajnerit Batatina dhe klubit Llapi në përballjen e finales të kupës së Kosovës në futboll. Klubi ynë, të enjten përballet me Prishtinën në ora 20 në stadiumin Fadil Vokrri…!”, ka shkruar Jashari.
Ndeshja mes Llapit e Prishtinës do të luhet më 22 maj, ditë e enjte, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë./GazetaExpress/