Kryetari i Istogut dhe njëherësh kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat tjetër në krye të kësaj komune, Ilir Ferati, e ka nisur ditën e sotme duke takuar rininë e Istogut për kafen e mëngjesit.
Ferati ka thënë edhe se të rinjtë ia kanë bërë të qartë se kultura e këtij qyteti po përcillet në çdo gjeneratë.
Postimi:
Energji, diell dhe kafe e mëngjesit me rininë e Istogut!
Këta të rinj më kanë bërë të qartë se kultura e Istogut po përcillet në çdo gjeneratë dhe është krejtësisht meritë e tyre respekti që gëzoj për ta.
Nga argëtimi deri te diskutimet me më peshë për vendin, këta janë liderët tanë të rinj e ardhmja e Istogut.
Plani ynë për ta është i qartë: zhvillim shoqëror, hapësira moderne dhe mundësi të barabarta për gjithësecilin.
#Rrugëtimiynëvazhdon!
#LDK113
I juaji,
Iliri