Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dërguar një mesazh audio nga qelia, ku ka theksuar se opozita ka një rrugë të qartë për të rrëzuar Kryeministrin Edi Rama.
Në mesazhin e tij, Meta tha: “Fitorja i zgjidh të gjitha. Për t’i dhënë zgjedhje historike për të ardhmen e Shqipërisë duke ndëshkuar pengmarrësit e demokracisë. Keqpërdori pushtetin për të shantazhuar drejtuesit e pozitës dhe që sot nxjerr lotë krokodili për primaret e PD-së të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimë pafund, shumica të rekomanduar nga banda të njohura”.
Ai gjithashtu u shpreh: “Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen.
“Në fund, Meta bëri thirrje për përqendrimin në programin e opozitës: “Të gjithë të përqendrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interes të të gjithë shqiptarëve. Të gjithë të përqendrohemi në një Fitore Madhështore”.