Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit - Gazeta Express
string(57) "ilir-meta-apelon-vendimin-e-gjkko-se-per-masen-e-arrestit"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 19:31

Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 19:31

Ish-Presidenti Ilir Meta ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila më parë rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Sipas njoftimeve, avokatët e Metës kanë dorëzuar sot ankimimin pranë Apelit të Posaçëm, duke kundërshtuar vendimin e GJKKO-së për të mbajtur në fuqi masën e arrestit.

Meta po hetohet për akuza të rënda, përfshirë korrupsion dhe pastrim parash, të cilat ai i ka mohuar dhe i ka cilësuar si pjesë të një presioni politik ndaj tij.

Çështja pritet të marrë zhvillime të mëtejshme gjatë shqyrtimit në Apelin e Posaçëm.