Ilir Krasniqi transferohet te Polissya Zhytomyr - Gazeta Express
string(47) "ilir-krasniqi-transferohet-te-polissya-zhytomyr"

Futboll

Gazeta Express

25/12/2025 20:03

Ilir Krasniqi transferohet te Polissya Zhytomyr

Futboll

Gazeta Express

25/12/2025 20:03

Klubi ukrainas Polissya Zhytomyr ka finalizuar transferimin e mbrojtësit të Kolos dhe lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Ilir Krasniqi.

Kjo lëvizje është pjesë e strategjisë së Polissya për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm, pas prezantimit të mëparshëm të Lindon Emërllahut.

Sipas raportimeve të mediumit ukrainas sport.ua, prezantimi i Krasniqit mund të bëhet së shpejti, ndoshta gjatë natës së Vitit të Ri.

Shuma e marrëveshjes nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, megjithatë mediat raportojnë një shumë rreth 2 milionë eurosh.

Vlera e Krasniqit sipas Transfermarkt është 1 milion euro, ndërsa ai ishte pjesë e Kolos që nga vera e vitit 2024, me kontratë deri në verën e 2027.

Në sezonin 2025/26, Krasniqi regjistroi 14 ndeshje dhe 1 gol në kampionatin ukrainas, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka arritur 17 paraqitje, duke mbajtur një rol të rëndësishëm në përpjekjet për play-off. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement