Ilir Ibrahimi: Shteti i Kosovës u bë i mundur vetëm pse lidershipi i atëhërshëm pati guxim të mbrojë pakicat - Gazeta Express
string(107) "ilir-ibrahimi-shteti-i-kosoves-u-be-i-mundur-vetem-pse-lidershipi-i-atehershem-pati-guxim-te-mbroje-pakicat"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 18:41

Ilir Ibrahimi: Shteti i Kosovës u bë i mundur vetëm pse lidershipi i atëhërshëm pati guxim të mbrojë pakicat

Lajme

Gazeta Express

27/08/2025 18:41

Analisti Ilir Ibrahimi në një postim në Facebook, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në Kuvend që lidhen me votimin për nënkryetarët e pakicave dhe qasjen e Kurtit, deklaron se “shteti i Kosovës u bë i mundur vetëm sepse lidershipi i atëhershëm pati urtësinë dhe guximin të pranonte një të kusht themelor: mbrojtja e pakicave, veçanërisht e asaj serbe, ishte kushti themelor i sponsorëve tanë ndërkombëtarë”.

Ai thotë se “për këtë arsye, këto të drejta u ngurtësuan që nga nenet e para të Kushtetutës. Pa to, Kosova nuk do të ishte sot shtet”.

“Prandaj, të dalësh sot – gati tridhjetë vjet pas lufte – e të shesësh patriotizëm duke e vënë në pikëpyetje këtë themel, nuk është as guxim e as mençuri. Është qyqarllëk. Dhe nëse shikohet drejt, është tradhti ndaj Kosovës.

Sepse kaq e thjeshtë është kjo: Mbrojtja e pakicave është patriotizëm. Sulmi ndaj tyre është tradhti.

Nëse Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi, gjetën forcën për të bërë kompromisin që solli shtetin, me çfarë të drejte sot këta politikanë të papjekur e vënë atë në rrezik?

Mos vallë u duket vetja më patriotë!!!

Kjo kohë nuk kërkon më gjak e armë. Kërkon mençuri, lidership dhe sakrificë politike. Dikur u sakrifikua jeta për shtet.  Sot duhet të sakrifikohen interesat e ngushta për mbijetesën e tij”, është shprehur Ibrahimi.

Postimi i plotë: