Ilir Ferati zotohet për mbështetje të prodhuesve vendas, viziton kompaninë e Istogut që eksporton çaj në botë - Gazeta Express
string(108) "ilir-ferati-zotohet-per-mbeshtetje-te-prodhuesve-vendas-viziton-kompanine-e-istogut-qe-eksporton-caj-ne-bote"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 13:22

Ilir Ferati zotohet për mbështetje të prodhuesve vendas, viziton kompaninë e Istogut që eksporton çaj në botë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 13:22

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, realizoi sot një vizitë në kompaninë AgroProdukt Shpk – lider në prodhimin dhe eksportin e çajit nga Kosova.

Gjatë vizitës, Ferati u njoh nga afër me punën e kompanisë e cila kultivon mbi 40 lloje bimësh mjekësore dhe aromatike dhe grumbullon edhe mbi 60 lloje të tjera nga natyra, të gjitha me certifikim organik.

“Produktet e AgroProdukt eksportohen në tregjet më të mëdha ndërkombëtare si Evropa, SHBA dhe Kanada, duke e kthyer këtë kompani në një ambasador të vërtetë të Istogut në botë. Ne do të vazhdojmë të jemi krah këtyre dhe të gjitha kompanive lokale, duke i mbështetur konkretisht në zhvillim, inovacion dhe rritje të punësimit,” deklaroi Ilir Ferati pas vizitës”, ka shkruar ai.