Ilir Ferati zhvillon takim me Forumin e Gruas së LDK-së në Istog: Gratë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë politik - Gazeta Express
string(112) "ilir-ferati-zhvillon-takim-me-forumin-e-gruas-se-ldk-se-ne-istog-grate-shtylle-e-forte-e-rrugetimit-tone-politik"

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 14:00

Ilir Ferati zhvillon takim me Forumin e Gruas së LDK-së në Istog: Gratë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë politik

Lajme

Gazeta Express

18/09/2025 14:00

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për komunën e Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar sot një takim me Forumin e Gruas së LDK-së në këtë komunë, ku është diskutuar për angazhimin politik dhe rolin e grave në zhvillimin e mëtejmë të komunës.

“Në mesditë zhvilluam një takim me Forumin e Gruas së LDK-së në Istog. Diskutimi ishte i gjerë dhe i frytshëm për të gjitha fushat ku kemi arritur sukses, por edhe për ato ku mund të bëjmë më shumë për ju,” deklaroi Ferati.

Ai vlerësoi lart kontributin e grave brenda LDK-së, duke i cilësuar ato si “shtyllë të fortë të rrugëtimit tonë politik” dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për një fitore të përbashkët në zgjedhjet lokale.