Ilir Ferati viziton familjen Haziraj në Prigodë: Premton përkushtim ndaj nevojave të banorëve - Gazeta Express
string(92) "ilir-ferati-viziton-familjen-haziraj-ne-prigode-premton-perkushtim-ndaj-nevojave-te-banoreve"

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/09/2025 21:38

Ilir Ferati viziton familjen Haziraj në Prigodë: Premton përkushtim ndaj nevojave të banorëve

Zgjedhjet

Gazeta Express

19/09/2025 21:38

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me familjen Haziraj në fshatin Prigodë, ku është pritur me mikpritje të ngrohtë.

Ferati tha se vizitat e tij nëpër fshatra janë të lidhura drejtpërdrejt me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, duke theksuar se synon të punojë me përkushtim dhe ndershmëri për të gjithë banorët e kësaj zone.

“Dëshira dhe vullneti ynë qëndron në përputhje me kërkesat dhe nevojat e banorëve të fshatit Prigodë, për të cilët planifikojmë së bashku, fuqishëm dhe ndershmërisht”, tha ai.

Në fund, Ferati falënderoi për mbështetjen dhe mikpritjen, duke theksuar se rrugëtimi i tij politik do të vazhdojë në shërbim të qytetarëve.

LINK