Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ilir Ferati, ka zhvilluar një takim me familjen e kandidates së LDK-së, Ajshe Gegolli, në Istog.
Ferati tha se biseda ishte e ngrohtë dhe miqësore, duke u fokusuar në rrugëtimin e përbashkët dhe në projektet që e presin qytetin. Ai u shpreh i bindur se me përkushtim dhe bashkëpunim, Istogu do të shndërrohet në një qytet model, ku çdo qytetar do të ndihet i dëgjuar dhe i përfshirë.
“Me përkushtim dhe bashkëpunim, Istogu do të transformohet në një qytet model, ku secili qytetar ndihet i dëgjuar dhe i përfshirë,” tha Ferati, duke falënderuar për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.
#LDK113 #RrugëtimiYnëVazhdon