Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, që nga radhët e LDK-së garon për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai është takuar me banorët e lagjes Mavraj në Saradran.
“Përkrahje dhe motivim në përmbyllje të kësaj nate, me banorët e lagjes Mavraj në Saradran. Faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express