Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka vizituar familjen Dobrunaj, ku është pritur me mikpritje dhe ka zhvilluar diskutime me banorët e zonës.
“Familja Dobrunaj na mirëpriti në shtëpinë e tyre. Në diskutime me banorët, dëgjuam kërkesat e tyre, për të cilat zotuam përgjegjësinë tonë në këtë rrugëtim, i cili vazhdon edhe në Dubravë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme,” ka shkruar Ferati.
Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve është forca kryesore e fushatës së tij, duke theksuar se “rrugëtimi ynë vazhdon” edhe në vendbanime të tjera të komunës.