Kryetari i Istogut Ilir Ferati, ka njoftuar se ka takuar qytetarë në Rakosh, ku mikpritja e familjes së kandidatit të tyre Abedinit, së bashku me kryesinë e nëndegës, e ka bërë edhe më të veçantë takimin.
Ferati ka bërë të ditur se kanë biseduar për rrugën që kanë ndjekur deri tani dhe për projektet e tyre për Rakoshin dhe rrethinën.
‘‘Në Rakosh, mikpritja e familjes së kandidatit tonë Abedinit, së bashku me kryesinë e nëndegës, e bëri edhe më të veçantë këtë takim. Biseduam për rrugën që kemi ndjekur deri tani dhe për projektet tona për Rakoshin dhe rrethinën. Me besim e përkushtim, do të vazhdojmë këtë rrugëtim së bashku.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. ✌🏼
Rrugëtimi ynë vazhdon!
#LDK113
I juaji,
Iliri’’, ka shkruar ai.