Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Komunën e Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar takime me qytetarët e Rakoshit, Shushicës dhe Zallqit, ku ka marrë përkrahje të madhe për vazhdimin e rrugëtimit të tij politik.
“Rakoshi, Shushica e Zallqi sonte na rikonfirmuan fuqishëm përkrahjen që rrugëtimi ynë të vazhdojë – rrugëtimi për Istogun e të gjithëve, pa dallim. Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar Ferati.
Ai ka shtuar se mbështetja e qytetarëve është dëshmi se vizioni i LDK-së për një Istog gjithëpërfshirës po gjen gjithnjë e më shumë përkrahje.
#LDK113 #RrugëtimiYnëVazhdon