Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka vazhduar takimet me qytetarët, duke i cilësuar ato si dëshmi të qeverisjes së përbashkët dhe të ndryshimeve pozitive që i shërbejnë të gjithëve.
Në një tubim të mbajtur, Ferati theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe dëgjimit të nevojave të tyre. Ai prezantoi disa nga prioritetet e tij në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale, duke u fokusuar sidomos në rininë dhe arsimin.
Një nga zotimet kryesore që mori Ferati në këtë takim ishte ofrimi i bursave për të rinjtë që duan të vazhdojnë studimet e tyre, qofshin ato në universitete publike apo private.
“Bursa do të jetë 650 euro” deklaroi Ferati.