Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka thënë se mbrëmja e zhvilluar në Studenicë është përmbyllur me shumë energji dhe përkrahje nga qytetarët.
“Përkrahësit tanë, gjithmonë të gatshëm për të na rikujtuar qëllimin: fitore dhe asgjë më pak. Motiv, përkushtim, përgjegjësi dhe mirënjohje ndaj jush,” ka shkruar Ferati.
Ai u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme, duke shtuar se rrugëtimi i tij dhe i partisë do të vazhdojë edhe në Vintor dhe Studenicë.
“Faleminderit nga zemra për mbështetjen ✌🏻,” ka përfunduar Ferati.