Ilir Ferati, kryetari i Istogut që garon për një tjetër mandat nga radhët e LDK-së, ka vazhduar takimet me qytetarë.
Ai ka qenë në fshatin Studenicë, te familja Sadikaj – ku thotë se “janë pritur me entuziazëm”.
Po ashtu ka thnëë se janë shpalosur nevojat e fshatit.
“Në Studenicë, familja Sadikaj na priti me entuziazëm. Gjetëm mbështetjen e këtyre njerëzve të mirë e kontribues për shoqërinë, të cilët dëgjuan planin tonë për katër vitet e ardhshme dhe na shpalosën nevojat e fshatit, në mënyrë që përditshmëria e tyre të zhvillohet edhe më mirë. Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Ferati. /Gazeta Express