Kandidati i LDK-së, Ilir Ferati, tha se fushatën e sivjetme po e përmbyll me takime nëpër familje të kësaj komune.
Ai tha se kështu e ka nisur dhe kështu po e përmbyll.
“Takime të shkëlqyera patëm mbrëmë në Mojstir, te familja Musaj dhe në Gurrakoc, te familjet Musolli e Gegaj. Këtë fushatë po e përmbyllim ashtu siç e kemi nisur – me takime familjare, sepse gjithçka nis nga familja, ashtu siç ka nisur edhe LDK-ja. Përkrahje e madhe për fitoren tonë pa balotazh! Ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme!”.