Kandidati i LDK-së për kryetar të Istogut, Ilir Ferati, ka takuar sot nënat, gratë dhe vajzat e Istogut.
Ai ka thënë se ato janë frymëzim i madh dhe se nga to ka marrë përkrahje madhështore .
Postimi i plotë:
Frymëzimi ynë më i madh janë nënat, gratë, dhe vajzat e Istogut.
Në Gurrakoc, bashkë me Shpresën dhe Forumin e Gruas, morëm mbështetje madhështore për Rrugëtimin tonë të përbashkët për Istogun e LDK-së.
Forumi i Gruas-Gurrakoc, faleminderit nga zemra për mbështetjen e vazhdueshme ✌🏻!
#RrugëtimiYnëVazhdon
#LDK113
I juaji,
Iliri