Kryetari i Istogut Ilir Ferati ka njoftuar se sot në zyrën e tij ka pritur një bashkëatdhetar që ka ardhur me bicikletë nga Zvicra për t’i nderuar deëshmorët e kmbit në Vrellë.
“Me kënaqësi e prita sot në zyrën time Qëndrim Osmanaj, 27-vjeçarin nga Kaliqani i Istogut, i cili përballoi 1900 km rrugëtim me biçikletë nga Lozana e Zvicrës, vetëm për të nderuar dëshmorët e kombit në Vrellë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë
1900 km rrugëtim, me një mesazh të madh: dashuria për atdheun nuk njeh kufij. 🚴♂️🇽🇰
Me kënaqësi e prita sot në zyrën time Qëndrim Osmanaj, 27-vjeçarin nga Kaliqani i Istogut, i cili përballoi 1900 km rrugëtim me biçikletë nga Lozana e Zvicrës, vetëm për të nderuar dëshmorët e kombit në Vrellë.
Krenari!
Histori që na frymëzon të gjithëve.
I juaji,
Iliri