Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka zhvilluar vizitë në fshatin Veriq.
Ferati u ka thënë banorëve se planifikimi për katër vitet e ardhshme do të bazohet sërish në kërkesat e tyre.
“U takuam me banorët e fshatit Veriq, së bashku me kandidatin tonë Bedriun.
Të mirëpritur disa herë këtu, diskutuam për investimet që i kemi bërë bashkë, ndërsa planifikimi për katër vitet e ardhshme do të bazohet sërish në kerkesat tuaja dhe përkushtimit tonë ndaj tyre.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme. ✌🏼
#LDK113, I juaji, Iliri”, ka shkruar Ferati krahas fotografive në postim.